Një aksion i Policisë është duke u zhvilluar në Vlorë, me qëllim kapjen e personave që mbajnë armë me leje, apo të shpallurit në kërkim që vijojnë të lëvizin të lirë.
Mësohet se aksioni është përqëndruar në 3 pika, në rrugën Transballkanike, në rrugën e Kaninës dhe në rrugën mbi spitalin e qytetit.
Pjesë e këtij operacioni janë Drejtoria vendore e Policisë së Vlorës si edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe efektivët po ushtrojnë kontrolle kudo.