FNSH dhe Policia e Vlorës kanë zhvilluar një aksion të përbashkët këtë mbrëmje në Vlorë. Mësohet se autoritetet kanë ndaluar një automjet luksoz tip ‘Maserati’.
Personi që drejtonte mjetin është shoqëruar në komisariat pasi lëvizte me armë me vete. Autoritetet kanë nisur hetimet ndërsa priten të tjera detaje.