TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Xhoni eliminohet një javë pasi u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, por siguron biletë rikthimi

22:48 / January 28, 2023

Sabiani surprizon Ilirin në emision, dyshja pajtohen publikisht

22:33 / January 28, 2023

“Vajzë e mirë, e kam komshije”/ Iliri flet për Luizin dhe sqaron deklaratën që bëri para disa ditësh

22:24 / January 28, 2023

Olta dhe Luizi shkelën rregullat, dënohen nga Vëllai i Madh

22:21 / January 28, 2023

Kryebashkiaku Malaj për Berishën: Më në fund e kuptoi që në Mat nuk vidhet më, sot punohet çdo ditë

21:45 / January 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

”Foli si diplomat i Hoxhës”, PD-ambasadorëve: Mbroni dinjitetin e Shqipërisë, jo të Edi Ramës

15:54 / December 8, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Për PD-në e Sali Berishën, ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, foli si të ishte diplomat i Enver Hoxhës. Zëdhënësja e selisë blu, Floriana Garo, në një deklaratë për shtyp, ka denoncuar performancën e ambasadorit në Komisionin e Parlamentit Britanik, duke e quajtur kambanë alarmi për shndërrimin e Shqipërisë në çiflig të çrregullimeve të Edi Ramës. PD i bën thirrje ambasadorëve të mbrojnë Shqipërinë dhe dinjitetin e saj, jo pushtetin e Ramës, narkoshtetin dhe karrigen e tij.

Deklarata e plotë

Ambasadori i Edi Ramës në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu si shefi i tij në Tiranë, mbrojti Ramën dhe i turpëroi shqiptarët dhe Shqipërinë në seancën dëgjimore para një Komisionit të Parlamentit Britanik. Diplomati foli sikur të ishte ambasador i Enver Hoxhës. Ai nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej shumicës së pyetjeve të parlamentarëve.

Të vetmet herë që përgjigjej, ai ashtu si shefi i tij në Tiranë, shfajësonte qeverinë e vet dhe fajësonte vendin pritës, Britaninë e Madhe. Ambasadori ia hidhte fajin sa qeverive të huaja, dhe sa shqiptarëve nga trojet etnike në Ballkan duke përdorur një tezë të Sajmir Tahirit para disa vitesh se ata që emigrojnë në Gjermani janë shqiptarë të Greqisë.

Shkoi deri aty sa fajësoi edhe mediat sociale, të cilat sipas tij “u prishin mendjen shqiptarëve”, sikur të ishte thirrur në dëgjesë si psikolog për dëmin e komunikimit virtual, dhe jo përfaqësues zyrtar i shtetit.

I dorëzuar para pyetjeve të ligjvënësve britanikë, ai e pranoi se qeveria shqiptare do ta mbështeste një plan depërtimi dhe riatdhesimi të emigrantëve shqiptarë, duke i hedhur ata dy herë në det. Një herë duke i përzënë nga vendi amë, dhe të dytën nga vendi pritës. Në përpjekje për të mbuluar të vërtetën, për të pranuar se Shqipëria ka një problem që lidhet me qeverisjen, të cilën ai përfaqëson, zotëria në fjalë e bëri veten të duket si një nxënës filloreje, që i ngritur në dërrasë të zezë nuk e di mësimin.

Partia Demokratike ndjen keqardhje dhe alarm për degradimin e diplomacisë shqiptare nën qeverisjen e Edi Ramës.

Ne u bëjmë thirrje ambasadorëve të mbrojnë Shqipërinë dhe dinjitetin e saj, dhe jo pushtetin e Ramës, narkoshtetin dhe karrigen e vet. Performanca e Ambasadorit është një kambanë alarmi për tredhjen e trupit diplomatik dhe shndërrimin e simboleve dhe përfaqësive të Republikës së Shqipërisë në një çiflig të orekseve dhe çrregullimeve të Edi Ramës. Shqipëria është në rrezikun e ri, prej të cilit kishte dale njëherë, të kthimit në një Republikë bananesh, në një shtet dhe vend qesharak. Kjo për faj të qeverisjes së Edi Ramës dhe të të marrëve peng që e përfaqësojnë Shqipërinë nëpër botë.

London PD
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

“Vajzë e mirë, e kam komshije”/ Iliri flet për Luizin dhe sqaron deklaratën që bëri para disa ditësh

22:24 / January 28, 2023

Olta dhe Luizi shkelën rregullat, dënohen nga Vëllai i Madh

22:21 / January 28, 2023

Kryebashkiaku Malaj për Berishën: Më në fund e kuptoi që në Mat nuk vidhet më, sot punohet çdo ditë

21:45 / January 28, 2023

“Rama është kapur me presh në duar”/ Noka sulmon edhe Nikollën: Kukull barbi, e trajtojnë si matrioshkat

18:35 / January 28, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“Vajzë e mirë, e kam komshije”/ Iliri flet për Luizin dhe sqaron deklaratën që bëri para disa ditësh

22:24 / January 28, 2023

Olta dhe Luizi shkelën rregullat, dënohen nga Vëllai i Madh

22:21 / January 28, 2023

Kryebashkiaku Malaj për Berishën: Më në fund e kuptoi që në Mat nuk vidhet më, sot punohet çdo ditë

21:45 / January 28, 2023

Aksidentoi 9-vjeçaren dhe u “zhduk” nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi nga Tirana

17:31 / January 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Xhoni eliminohet një javë pasi u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, por siguron biletë rikthimi

22:48 / January 28, 2023

Sabiani surprizon Ilirin në emision, dyshja pajtohen publikisht

22:33 / January 28, 2023

“Vajzë e mirë, e kam komshije”/ Iliri flet për Luizin dhe sqaron deklaratën që bëri para disa ditësh

22:24 / January 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.