Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Foltorja” me shqiptarët në Itali/ Berisha kujton takimin me Berluskonin në vitin 2005: Ja çfarë më tha

18:09 / September 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1 2 770x427 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha, në takimin online që realizoi me disa shqiptarë që jetojnë në Itali, risolli në vëmendje takimin me ish-kryeministrin Berluskoni në vitin 2005.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se i bënë përshtypje fjalët e ngrohta dhe vlerësimi që Berluskoni kishte për emigrantët shqiptarë në Itali.

“Italia jep një kontribut në luftën ndaj krimit të organizuar në të dy anët e Adriatikut. Antimafia italiane ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në betejën kundër mafias shqiptare. Po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte mbi zv/kryeministër të paktën. Ne ju jemi mirënjohës sepse ata bëjnë një luftë kundër organizatave kriminale që dëmtojnë interesat e qytetarëve italianë dhe shqiptarë. Në vitin 2005, pasi formuan qeverinë unë bëra një vizitë në Itali dhe aty takova mikun tonë të shquar, Silvio Berluskonin dhe drejtues të tjerë të qendrës së djathtë. Ajo që më bëri përshtypjen më pozitive ishin fjalët shumë të ngrohta dhe të vërteta që Berlusconi, Fini dhe Casini folën për emigrantët shqiptarë. Ne na thanë ata, me shqiptarët këtu nuk kemi asnjë problem, por vetëm zhvillime pozitive. Kjo shënonte një arritje të madhe të shqiptarëve në Itali. Kanë kaluar 17 vite, dhe këto rekorde vetëm se janë përmirësuar gjithnjë e më shumë. Janë përmirësuar me shpejtësi të madhe. Ndaj dhe unë do të mbyll këtë ekspoze për të ju lënë ju, kohën e mjaftueshme pyetjeve tuaja dhe nëpërmjet tyre të trajtojmë problemet e brendshme të Shqipërisë, për të cilat ju jeni thellësisht të interesuar”, tha ai.

2005 Berluskoni Itali Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.