Belind Këlliçi është shprehur se më 11 dhjetor Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratik nuk do të vendoset në selinë blu. I ftuar në “Open”, Këlliçi u vu përballë videos së drejtoreshës për komunikimin e “Foltores”, nismë e ish-kryeministrit Sali Berisha e cila tha se do të ishin edhe në selinë e PD-së më 11 dhjetor.
Por, Këlliçi tha se kjo gjë nuk është e vërtetë e se fjalët e Garos janë nxjerrë nga konteksti. Sipas Këlliçit, Garo e ka thënë me kuptimin që në seli është çdo demokrat në mënyrë simbolike.
“Jo, jo, nuk bëhet fjalë për marshimë apo për asnjë lloj nisme e lëvizje tjetër. E ka thënë në mënyrë simbolike që çdo demokrat është në selinë e Partisë Demokratike. Ia keni nxjerrë nga konkteksti,”- tha Këlliçi.