Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, policia e Lezhës bën të ditur se janë sekuestruar rreth 5.2 milionë euro llogari bankare dhe pasuri të paluajshtme të dy personave, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, por që dyshohen të përfituara nga veprimtari kriminale.
“Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019”, thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës.
Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milione Euro dhe 7 apartamente
