Një turist serb gjeti vdekje në një majë të thepisur të Valbonës, si pasojë e një ataku kardiak.
Për nxjerrjen e trupit të pajetë nga gremina, janë dashur orë të tëra pune nga ekipet e kërkim shpëtimit.
Është dashur mbërritja e ekipeve nga Kosova në ndihmë të atyre vendase.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka publikuar foto nga ky operacion i vështirë në “Majën e grykave të hapura” në Valbonë.
Trupi i pajetë është dashur të transportohet nga aty me litar dhe barrelë deri te helikopteri.
Ndërkohë dy bashkombas të tjerë të 52-vjeçarit u zhvendosën në Valbonë në gjendje të mirë shëndetësore.