TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Pioli analizon Milan, flet për prurjet e reja

14:41 / August 12, 2022

Përmbyset trajleri me grurë pranë mbikalimit të Rinasit, trafik kilometrik në autostradë

14:31 / August 12, 2022

“Brushed Up”, trendi i ri i vetullave që provoi edhe Hailey

14:20 / August 12, 2022

Cilat janë shenjat më xheloze të Horoskopit?

14:10 / August 12, 2022

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

14:00 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Forcat e NATO-s të përgatitura të ndërhyjnë në Kosovë

23:48 / July 31, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se është i përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak. Të dielën, rrugët janë bllokuar edhe në pjesë të tjera në veri të Kosovës.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

“Në përgjithësi, situata e sigurisë në komnat veriore të Kosovës është e tensionuar. KFOR-i është duke vëzhguar situatën nga afër edhe është i gatshëm të intervenojë nëse situata rrezikohet, në përputhje me mandatin që ka nga rezoluta 1244”.

Ky mision ka thënë se do të marrë çfarëdo mase që është e nevojshme për të mbajtur ambientin në Kosovë të sigurt në çdo kohë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, janë përgjegjësit kryesorë për situatën në veri të Kosovës. Petkoviq, në anën tjetër, ka akuzuar Kurtin për krizën.

“Fajtori i vetëm për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi është Alibin Kurti, i cili me lëvizjet e tij të papërgjegjshme po shkakton krizë të re në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë me shkrim.

kfor Kosove nato
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Përmbyset trajleri me grurë pranë mbikalimit të Rinasit, trafik kilometrik në autostradë

14:31 / August 12, 2022

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

14:00 / August 12, 2022

6 herë kokainë në kontinierët e “Alba exotic Fruits”, por SPAK-u shpall moskompetencë

13:24 / August 12, 2022

Zgjedhjet lokale, Berisha pyetet për Metën dhe për koalicionion me të: Do të kemi siglën tonë

12:56 / August 12, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Përmbyset trajleri me grurë pranë mbikalimit të Rinasit, trafik kilometrik në autostradë

14:31 / August 12, 2022

Në mes të gushtit “çmendet” moti në Tiranë, reshje të dendura shiu dhe breshëri (VIDEO)

14:00 / August 12, 2022

6 herë kokainë në kontinierët e “Alba exotic Fruits”, por SPAK-u shpall moskompetencë

13:24 / August 12, 2022

Zgjedhjet lokale, Berisha pyetet për Metën dhe për koalicionion me të: Do të kemi siglën tonë

12:56 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Pioli analizon Milan, flet për prurjet e reja

14:41 / August 12, 2022

Përmbyset trajleri me grurë pranë mbikalimit të Rinasit, trafik kilometrik në autostradë

14:31 / August 12, 2022

“Brushed Up”, trendi i ri i vetullave që provoi edhe Hailey

14:20 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.