Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Formacion pa surpriza nga Reja, në fushë pa dy goleadorët

08:36 / March 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiperia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre pikë ndaj Andorrës e pastaj mendjen te Anglia. Kjo është mënyra se si Edi Reja po përgatit ndeshjen ndaj Andorrës, duke konfirmuar se nuk do të bëjë asnjë çudi në rreshtimin e skuadrës kuqezi për duelin e parë të kualifikuesev të Botërorit. Trajneri e ka kuptuar se duke vepruar si në edicionet e mëparshme, ku shpesh është menduar më parë për sfidën pasardhëse, ekipi ka lënë për të dëshiruar në fushë.

Kështu, ndaj Andorrës nuk do të kursejë asnjë nga titullarët e zakonshëm, duke mos menduar për ndeshjen me Anglinë pa siguruar tre pikët e para në grup.

Sipas asaj që është provuar në stërvitjen e fundit, para Berishës do të rreshtohet treshja e Serisë A, me Gjimshitin, Ismajlin e Kumbullën të cilët do të jenë digat e prapavijës. Nga krahët, Hysaj është i konfirmuar në të djathtë dhe Lenjani si zgjedhja e pare në të majtë, pasi garanton më shumë në fazën ofensive në një ndeshje ku duhet sulmuar.

Bare e Memushaj janë të paprekshëm në qendër të mesfushës, ndërsa i treti në këtë repart do të jetë Gjasula, edhe pse ka shumë kohë pa luajtur. Mesfushori do të provohet nga fillimi me Andorrën, ndoshta duke luajtur një pjesë loje në të cilën shpresohet që të jetë siguruar rezultati, para se t’i lërë vendin njërit mes Laçit apo Ramadanit.

Sa i përket sulmit, Reja ka sakrifikuar përsëri dy nga sulmuesit më në formë të përfaqësueses, Brojën dhe Uzunin, për të aktivizuar dyshen e tij të preferuar, Çikalleshi-Manaj.  Në varësi të rezultatit të sfidës, pritet të ketë hapësira për të dy, ashtu si edhe për Kamberin i cili pret prej një viti e gjysmë momentin  e debutimit të tij me kuqezinjtë.

formacioni

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.