Në stadiumin “Pushkash Arena” të Hungarisë, në orën 18:00 starton sfida e tretë e fazës së 1/8 të EURO 2020, Holandë-Çeki. Një ndeshje e hapur dhe mjaft interesante, me dy skuadrat që kanë ekspeiencë të madhe në të tilla kompeticione dhe synojnë të kalojnë edhe këtë tur.
Të dy trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët e tyre më në formë në sfidën që nis pas pak minutave, ndërsa formacionet do të jenë si më poshtë…
Formacionet zyrtare…
Holandë: Stekelenburg, De Light, De Vrij, Vijnaldum, Depay, Van Aanholt, De Roon, Blind, Malen, F.De Jong, Dumfries. Trajner: F.De Boer.
Rep. Çeke: Vaslik; Kufal, Selustka, Kalas, Kaderabek; Holes, Suçek; Masopust, Barak, Sevçik; Shik. Trajner: J. Silhavi.
