Ceremonia e çmimeve “The Best” ka shërbyer edhe për të publikuar formacionin ideal të vitit, të votuar nga futbollistët profesionistë në të gjithë botën, të cilët kanë caktuar 11-shen më të mirë për vitin 2020 duke u ndalur në paraqitjet individuale të tyre.
Në portë, gardiani i përzgjedhur nga lojtarët profesionistë të FIFPro, është Alison Beker i Liverpulit, skuadër e cila ka pasur shumë protagonist të tjerë në këtë rreshtim individual. Kështu, në përbërje janë edhe “të kuqtë” Virxhil Van Dajk dhe Trent Aleksander-Arnold. Ndërsa dy emrat e tjerë të mbrojtjes janë Serxhio Ramos, i zakonshëm prej shumë vitesh në formacionin e vitit, si dhe një risi që i përket skuadrës së Bajern Mynih. Mbrojtësi i katërt është Entoni Dejvis, i cili ka spikatur këtë vit me bavarezët dhe është kthyer ndër elementët më të rëndësishëm të skuadrës së Flik.
Në mesfushë rreshtohet Tiago Alkantara nga Liverpuli, i cili ka qenë pjesë e bavarezëve në rrugëtimin e jashtëzakonshëm ku fitoi gjithçcka. Përkrah tij është edhe Xhoshua Kimish, ndërsa emri i tretë i mesfushës është Kevin De Bryjn.
Ndërkohë, sulmi garanton gola pa fund, pasi në repartin e avancuar vendosen të zakonshmit Mesi e Ronaldo, me Levandovskin që plotëson këtë treshe
