Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Formula e re do të sjellë ndryshime në pensionet e fshatit

16:19 / February 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensione
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pensionet e fshatit me ato të qytetit nuk do të barazohen. Një projektligj, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave, heq subvencionet që qeveria jep për kontributet e fermerëve, duke paraqitur një formulë të re për pensionet e fshatit.

Aktualisht, për të përfituar pensionin minimal urban prej 16 mijë lekësh në muaj, një i vetëpunësuar duhet të paguajë mbi 66 mijë lekë në vit kontribute. Të vetëpunësuarit në qytet e paguajnë të gjithë këtë shumë nga xhepi i tyre. Por, fermerët paguajnë vetëm 38 mijë lekë në vit, kurse pjesën tjetër ua paguan buxheti.

Me draftin e ri, qeveria e heq përfundimisht subvencionin për fermerët, duke u dhënë atyre dy zgjedhje: ta paguajnë 66 mijë lekë në vit, ashtu si të vetëpunësuarit në qytet dhe të përfitojnë pensionin të njëjtë me ta; ose të vazhdojnë të paguajnë 38 mijë lekë sa sot, por kur të dalin në pension do të përfitojnë një pagesë që mund të jetë deri në 35 për qind më e ulët sesa pensioni minimal i qytetit.

Sipas qeverisë, kjo ndërhyrje ishte e detyrueshme. Reforma e pensioneve që u miratua në vitin 2014 parashikonte se kontributet e fermerëve do të rriteshin vit pas viti, derisa të barazoheshin me ato që paguajnë të vetëpunësuarit në qytet.

Por, menjehërë pas miratimit të reformës, rritja e kontributeve u ngri. Fermerët filluan të braktisnin skemën ngaqë nuk mund të paguanin dot. Përmes ligjit të ri, qeveria i vendos fermerët përpara një zgjedhjeje: të paguajnë sa sot dhe nesër do të marrin më pak pension se bashkëmoshatarët e tyre urban, ose të paguajnë njësoj me të vetëpunësuarit në qytet për të marrë pension të barabartë me ta.

ndryshim pensione zotim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.