Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Foto/ 11-vjeçari hero, kalon i vetëm kufirin Ukrainë-Sllovaki

17:13 / March 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
275172014 5378956775467834 5681847844471386246 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“CNN” shkruan se një djalë 11-vjeçar nga nga Zaporizhzhia, qytet në juglindje të Ukrainës, u konsiderua “një hero i natës” nga autoritetet sllovake. Kjo pasi djaloshi e kaloi vetë kufirin e Ukrainës për në Sllovaki.

“11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese plastike dhe një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë. CNN nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto deklarata. Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, deklaroi Ministria.

Deklarata, e postuar në faqen e Ministrisë në Facebook të shtunën thoshte se falë informacionit të shkruar në dorën e djalit dhe në një copë letre që ishte palosur në pasaportën e tij, stafi në kufi ishte në gjendje të binte në kontakt me të afërmit e djalit në Sllovaki, të cilët më pas mundën të vinin dhe ta merrnin.

“Ai i fitoi të gjithë me buzëqeshjen e tij, pa frikë dhe vendosmëri, i denjë për një hero të vërtetë”, thuhet në deklaratë. Është e paqartë pse djali ishte i pashoqëruar.

“CNN” nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë rast individual, por më shumë se 1.2 milionë refugjatë janë larguar tani nga Ukraina që nga 24 shkurti, sipas OKB-së deri më 3 mars.

Nga rreth 1.3 milionë refugjatët që kanë ikur, shumica e tyre, 53,7%, kaluan në Poloni .

Të tjerë kanë shkuar në vende duke përfshirë Hungarinë, Sllovakinë, Moldavinë dhe Rumaninë.

275195746 5378956852134493 8829524659021450893 n
275190952 5378956925467819 7499224280556597804 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026

Mbi 160 000 të evakuuar, pas zjarreve në Francë dhe Spanjë

13:03 / July 25, 2026

SHBA godet një cisternë që tentoi të thyente bllokadën detare të Iranit, ekuipazhi injoroi disa paralajmërime

08:10 / July 25, 2026

Mbi 220 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve masive

08:04 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.