Bomberi francez, Karim Benzema e ka shprehur gjithmonë dëshirën që të ketë shok ekipi në klub sulmuesin tjetër francez, Kylian Mbappe ashtu si ç’luajnë bashkë në të njëjtën kombëtare.
Në një postim në rrjetin e tij social “Instagram”, Benzema ka treguar nëpërmjet një fotoje lidhjen e fortë që ka me Mbappe. Fotoja bnë fjalë është shkrepur pas përfundimit të ndeshjes së kthimit të Champions në Bernabeu, ku 2 yjet shihen të përqafuar, gjë kjo që mund të interpretohet si një “ftesë” e Benzema për Mbappe që ky i fundit t’i bashkohet Real Madridit sezonin e ardhshëm.
Mbappe ende nuk e ka rinovuar kontratën me PSG, duke i qëndruar fort dëshirës së tij për t’iu bashkuar Real Madridit në fundin e këtij sezoni si lojtar i lirë. Nga ana tjetër, edhe klubi madrilen e dëshiron shumë lojtarin dhe vazhdon tentativat për të siguruar shërbimet e tij.

