Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

FOTO/ Aeroporte dhe zbrazëtira, brenda rajoneve që Azerbajxhani i rimori nga Armenia

17:07 / February 4, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
10 e1707062078471
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aeroporti ndërkombëtar i Azerbajxhanit, Fuzuli, u mbush me gazetarë dhe roje sigurie më 27 tetor 2021, kur presidenti Ilham Aliyev, e përuroi hapjen e aeroportit përkrah homologut të vet turk, Recep Tayyip Erdogan.

Prej atëherë, aeroporti i ri ka mbetur kryesisht i zbrazët. Një vit pas hapjes, Azerbajxhani raportoi se vetëm një aeroplan në javë ateronte në aeroportin 44 milionë dollarësh.

Deri tani në vitin 2024, uebsajtet që i gjurmojnë fluturimet tregojnë se asnjë aeroplan nuk ka ateruar në të.

Shtatëdhjetë kilometra në verilindje të Fuzulit u hap një tjetër aeroport i hijshëm ndërkombëtar në afërsi të Zangilanit, në tetor 2022. Ndërsa, në bjeshkët pranë Lachin, aeroporti i tretë është duke u ndërtuar.

Aeroportet janë pjesë e shtytjes së madhe ndërtimore në territorin që Azerbajxhanit e rimori nga armenët etnikë, pas luftës së dytë të Karabakut që Bakuja e nisi më 2020, dhe pasi Azerbajxhani e rimori përfundimisht rajonin e shkëputur, Nagorno-Karabak, në shtator 2023.

Bakuja i ka cilësuar këto zhvillime si pjesë të “kthimit të madh në territoret e çliruara të Azerbajxhanit” të qindra mijëra azerbajxhanasve, të cilët kishin ikur nga forcat armene gjatë luftës së viteve 1988-94 për Nagorno-Karabakun.

Ekonomisti azerbajxhanas, Toghrul Valiyev, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se numri i madh i projekteve në rajonet e izoluara mund të jetë kryesisht për shkak të degëve të ndryshme të shtetit azerbajxhanas për të fituar lehtësisht fonde.

15 1
14 1
16 1
17 1
44444 1
99999 1
7777 1

“Çdo agjenci qeveritare po përpiqet të marrë pjesë në shpërndarjen e fondeve në vlerë miliarda dollarë”, tha Valiyev.

Baku i ndau 3.1 miliardë në vitin 2023 për rindërtimin e zonave që i rimori nën kontroll.

Si shembuj të atyre që ai i përshkruan si ide “kreative” për shpenzime në rajonet e izoluara, Valiyevi thotë: “Ministria e Bujqësisë propozon “një fshat të mençur”, edhe pse ndërtimi i qyteteve dhe fshatrave duhet të kryhet nga institucionet e tjera”.

“AZAL [Linja Ajrore e Azerbajxhanit] rekomandon ndërtimin e aeroportit në Zangilan, edhe pse në njërin drejtim ka aeroporte një orë larg vozitje me veturë dhe dy orë larg vozitje me veturë në drejtimin tjetër”, tha ekonomisti.

Pothuajse e tërë popullsia etnike armene e Nagorno-Karabakut prej rreth 100.000 njerëzve iku në Armeni në shtator 2023, pasi Bakuja e nisi një ofensivë ushtarake, pas të cilës Azerbajxhani e mori nën kontroll këtë rajon të shkëputur.

Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhani, por ka qenë e banuar me shekuj të tërë nga armenët etnikë.

Hikmet Hajizev, një këshilltare e presidentit Aliyev, tha se armenët etnikë të Nagorno-Karabakut u larguan me vetëdëshirë, duke shtuar: “Ne i hapëm dyert dhe e respektuam lirinë e lëvizjes së tyre dhe lirinë e tyre për të zgjedhur”.

Por, pas disa muajve bllokimi të rajonit para ofensivës ushtarake – dhe disa vrasjeve të dyshuara të armenëve etnikë të cilët ranë në duart e ushtarëve azerbajxhanas – ekspertët ligjorë ndërkombëtarë e cilësuan eksodin si dëbim me forcë, që është krim lufte.

Deri në tetor 2023, vetëm rreth 2.000 azerbajxhanas u kthyen në rajonet e zbrazëta. Bakuja thotë se synon t’i zhvendosë atje rreth 150.000 njerëz deri në vitin 2027.

Hulumtuesi amerikano-armen, Simon Maghakyan, i cili e ekspozoi shkatërrimin pothuajse të plotë të trashëgimisë së krishtere të Armenisë nga Azerbajxhani gjatë gërmimit të Naxcivanit, beson se ndërtimi i madh i projekteve mund, në disa raste, të përdoret si “mbulim i gjurmëve të asgjësimit të vazhdueshëm” të disa mijëra zonave historike armene brenda dhe përreth Nagorno-Karabakut.

Në fotot zyrtare të publikuara nga Azerbajxhani, vërehet mungesa e trashëgimisë kulturore armene.

Maghakyan, i cili ka hulumtuar gjerësisht imazhet publike të rajoneve të rimarra, thotë se “duket se ka kontroll të rreptë për të hyrë në Nagorno-Karabak, madje edhe për turistë azerbajxhanas apo për ish-banorë”.

Disa anëtarë të mediave të Azerbajxhanit, të cilët i vizituan së fundmi rajonet e rimarra, nuk deshën të komentonin për REL-in për shkak të asaj që njëri prej tyre e përshkroi si “temë shumë të ndjeshme”, pas një vale arrestimesh së gazetarëve në javët e fundit.

Në dhjetor 2021, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e mori një vendim të përkohshëm që Azerbajxhanit duhet “ta ndëshkojë dhe parandalojë” shkatërrimin e monumenteve armene.

Para vendimit të GJND-së më 2021, njërës prej ndërtesave më ikonike të Nagorno-Karabakut, Katedrales Ghazanchetsots, iu shkurtua maja dhe iu shndërrua në një kupolë të stilit bizantin, pasi ishte kapur nga forcat azerbajxhanase.

Prej vendimit të GJND-së, vëzhguesit thonë se Bakuja duket se është duke u vetëpërmbajtur në trajtimin e zonave kulturore, prandaj ka shpresa se trashëgimia e rëndësishme kulturore armene që ka mbetur atje, mund të mbijetojnë, nëse vazhdojnë vëzhgimi satelitore dhe trysnia ndërkombëtare./REL

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ffoto aeroporte dhe zbrazetira brenda rajoneve qe azerbajxhani i rimori nga armenia%2F%23gsc.tab%3D0&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

armenia Azerbajxhan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.