Edhe pse kohët e fundit Mario Balotelli nuk është më shumë protagonist në fushën e blertë, italiani nuk e humb instiktin e të shënuarit dhe kjo jo vetëm brenda fushës, por po ashtu edhe jashtë saj.
Së fundmi, futbollisti i “azzur”-ëve ka bërë publike edhe të dashurën e tij të re, e cila quhet Francesca Monti. Ata kanë zgjedhur ta bëjnë publike lidhjen e tyre nëpërmjet “Instagram”-it.
Bukuroshja 23-vjeçare dhe SuperMario janë njohur verën e shkuar, gjatë pushimeve, dhe që nga ajo kohë lidhja e tyre ka vijuar për ta bërë zyrtare vetëm tani.













