Bashkia e Matit vijon me intensitet të lartë mbjelljen e pemëve dekorative dhe frutore.
Në rrugët nacionale, trotuaret e qytetit Burrelit, oborret e pallateve, Parkun “Geraldinë”, etj po mbillen pemë të llojeve të ndryshme, të cilat do të krijojnë një mjedis çlodhës, joshës, pastër.
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj tha se brenda muajit Mars do të mbillen 8 mijë pemë të ndryshme, decorative dhe pyjore.
Postimi i kryebashkiakut Malaj:
Bashkia #Mat, ka vijuar aksionin e saj për mbjelljen e pemëve në qytetin e #Burrelit
Brenda muajit mars nga ana e Bashkisë Mat do mbillen 8 mijë pemë të ndryshme të llojeve dekorative dhe frutore!



