Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shkrihet AKU, unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE-së

20:18 / April 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
123 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga data 13 maj, AKU, AKVMB dhe Akuakultura nuk do të ekzistojnë më. Në bazë të ligjit për inspektimin, shërbimet e inspektimit në Ministrinë e Bujqësisë do të kryhen nga një drejtorisë e vetme. Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE-së.

Dritan Palnikaj, Sekretari i Përgjithshëm i MBZHR thotë: “Në rastin konkret, për sa i përket Ministrisë së Bujqësisë, nuk kemi të bëjmë me një shkrirje të drejtorive, por kemi të bëjmë me një qendërzim dhe unifikim të këtyre tre drejtorive. Duke qenë se këto drejtori janë të ndara, ne po bëjmë unifikimin e këtyre tre inspektorateve në një, sigurisht që kjo do të rrisë bashkëpunimin dhe mundësinë e koordinimit, që mos të kemi ecejake nga një institucion tek tjetri.”

Këto ndryshime nuk do të pasohet me largime apo shkurtime të vendeve të punës, pasi drejtoria e re do të ketë administratën e vjetër.

“Administrata e këtyre tre drejtorive, sigurisht që shumica e tyre do të përthithet nga kjo drejtori e madhe. Në të gjitha rastet kur ne kemi rikonstrukturime edhe në ministri, këta janë njerëzit e parë që vlerësohen për tu punësuar në këtë drejtori”, shton Palnikaj.

Tendenca e ligjit të inspektorateve është që të ulet sa më shumë numri i inspektorëve dhe inspektimeve në terren, por duke rritur efikasitetin e tyre.

AKU direktive be inspektoriateve shkrihet unifikimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjavë me temperatura të larta

12:15 / September 4, 2026

6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj’, Rama: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson ato të rajonit

11:17 / September 4, 2026

Drejtonin rrjetin shqiptar të kokainës nëpërmjet WhatsApp-it, burg për babanë, djalin dhe xhaxhain në Angli

11:00 / September 4, 2026

Veliaj drejt Strasburgut? Avokatët e huaj kërkojnë dërgimin e çështjes së arrestit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

10:42 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.