Qendrat shëndetësore Zenisht e Mallunxë në Njësinë Administrative Lis, do të kenë tjetër pamje pas investimit që po realizohet nga Bashkia Mat në bashkëpunim me HAP, projekt ky i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim.
Dy qendrat ishin dëmtuar për shkaqe të ndryshme dhe rikonstruksioni i tyre ishte domosdoshmëri.
Kryebashkiaku Agron Malaj shkruan se ky projekt do të rrisë shërbimin shëndetësor për banorët e dy fshatrave të Luginës.
Postimi i Agron Malaj:
Bashkia #Mat, në bashkëpunim me HAP (Shëndet për të Gjithë), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim kanë nisur punën për rikonstruksionin e Qëndrave Shëndetsore në fshtrat #Zenisht dhe #Mallunxë projekt ky i cili do ju vije në ndihmë të gjithë banorëve të këtyre zonave për të marrë një shërbim cilësor shëndetësor pranë vendbanimit të tyre.

