Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama: Synojmë që pensionin minimal ta çojmë drejt 200 eurove

13:41 / April 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture22 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në takimin e tij me qytetarët në Burrel, kryeministri Edi Rama u shpreh se paketat sociale që qeveria shqiptare ofron për çdo qytetar në çdo cep të vendit, ka një rëndësi të veçantë me në fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit, duke nisur nga kujdesi shëndetësor, strehimi social, mbështetja për punësim dhe bonuset e veçanta sipas kategorive

Gjithashtu u shpreh se bonusit të bebes do të rikonceptohet dhe se në vend të ndihmës financiare me çek, do të ketë pagesa mujore.

“Buxheti i mbrojtjes sociale; Sot ka arritur në pothuasje 300 milion euro. Kur ne morëm detyrën kishim mbi 100 mijë familje në ndihmë ekonomike, sot numri i tyre ka rënë, por fondi për ndihmën ekonomike është dyfishuar. Një pjesë e këtyre që kanë dalë nga ndihma ekonomike jetojnë më mirë sot sepse janë të punësuar, pra ne kemi hapur mundësi punësimi. Ndërkohë që kemi bërë disa politike më specifike…Nuk po them se kemi bërë mrekulli, por këta janë thjesht fakte për ata që mund të bien pre e llumrave. Kemi edhe rikonceptuar bonusin e bebes. Në vend të ndihmës financiare me çek do të ecim e një tjetër mënyrë me pagesa mujore dyvjeçare, 3-vjeçare sipas numrit të fëmijë. Një betejë kryesore janë pensionet. Në nuk duam të tregojmë përralla. “Viktimat e politikës absurde apo kriminale me pensionet dhe pensionistët deri kur ne bëmë reformën që sot nuk përfitojnë njësoj…Pasi për të njëjtat vite punë që kanë dalë në pension përpara reformës, marrin një pension më të ulët kjo sepse nuk u bë një politik pensionesh, por u bë një çmenduri. U nxorën 40-vjeç në pension…Nuk kishte më rëndësi ke paguar apo sigurime… Por kujtojmë edhe bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Do synojmë që pensionin minimal ta çojmë drejt 200 eurove ndërsa mesatarin 400 euro”, tha Rama.

BURREL Edi Rama pension premtim Rritje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kur njerëzit ushtrojnë të drejtat e tyre, kanë ngazëllim”/ Protestat për Zvërnecin, ministri Gogu: Në një shtet ku funksionon ligji…

22:22 / June 4, 2026

Studim/Bie preferenca për djemtë në lindje!

21:44 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.