Ditën e djeshme, Beatrix Ramosaj shkoi në vendlindjen e saj, në Deçan të Kosovës, për të festuar festën e Fitër Bajramit.
Këngëtarja gjithashtu postoi edhe disa foto të reja nga atje, ku shfaqet si çdo herë në formë të shkëlqyer.
Por pavarësisht fotove shumë të bukura, një vëmendje mjaft të madhe ka tërhequr mesazhi që Trixa ka vendosur krahas tyre. Ajo thotë se ka ‘screenshots’ duke mos treguar për çfarë e ka fjalën. Megjithatë, menjëherë kanë nisur aludimet e fansave, të cilët e kanë lidhur direkt me marrëdhënien që ajo ka pasur me Donald Veshajn.
