Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Berisha zapton foltoren, pezullohet seanca në Kuvend. Por del LIVE në Facebook

11:03 / November 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 77
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha si kurrë më parë, fjalën e tij në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, po e mban live në Facebook, pasi kryetarja e seancës, Ermonela Felaj pezulloi për disa minuta seancën plenare, pasi kreu i PD-së e mori fjalën jashtë rregullores.

Pasi bllokoi Foltoren e Kuvendit, Berisha nxorri telefonin dhe u fut LIVE nga rrjetet e tij sociale, duke mbajtur një fjalim, e jo i vetëm, por ftoi edhe demokratët e tjerë. Meqë kishte fjalën dhe kohën e diskutimit sa të donte, kryedemokrati bëri akuza për disa nga ministrat e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur më shumë kohë tek Olta Xhaçka dhe Ulsi Manja.

“Afera nga më të pistat me të cilat kam me qindra telefonata. Flet në emër të vasalit të Vuçiç dhe Putin. E vërteta është se Rama është avokati numër 1 i Vuçiç dhe se vëllezërit Karriç janë bashkëaksioner me Ramën në Portin e Durrësit. Këto detyrojnë opozitën që të mbajë një qëndrim tjetër në parlament.

Ky parlament duhet të mos ekzistojë më, të marrë fund, ndaj se sot ju garantoj se do të jetë ditë në lartësinë e 12 nëntorit por ajo datë do të kalohet nga protesta të tjera të fuqishme para parlamentit, bota do e marrë vesh se hajdutët në pushtet janë të aftë të kryejnë çdo krim.

Këto janë të vërteta, fikeni sa të doni mikrofonin, po ja është mrekullia e Facebook, që të futem kudo. Unë ftoj, hapeni parlamentin, ja iku zonja Xhaçka, investitorja jonë. Ulusi je bërë famoz, vetëm 2 mushka kanë ngelur në fshatin tënd pa u punësuar. Të sjell këtu si binjak i Spiropalit”.

Capture 77

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

Rama mbërrin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të seancës

14:56 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.