Shqiptarët janë khyer në kryelajm në mediat britanike. Një shqiptar është shoqëruar nga policia britanike pas dyshimeve se merrej me kultivimin dhe transportin e kanabisit.
Agim Agaj, 53 vjeç, thotë se u kontrollua dhe u mbajt në paraburgim për 15 orë, pasi policia ngatërroi çajin e malit që ndodhej në furgonin e tij me bimë narkotike. Oficerët menduan se bimët që ishin të futura në tasa të mëdhenj plastik ishin mariuhanë. Padrejtësisht ata e morën shqiptarin dhe e futën në qeli për posedim të lëndëve narkotike.
“The Sun”, shkruan se pas verifikimeve të kryera, oficerët zbuluan se furgoni i 53-vjeçarit ishte i mbushur me çaj mali, një çaj shqiptar jo fort i njohur për ta. Ai pretendoi se oficerët kontrolluan gjithashtu banesën e tij dhe banesën e një miku të afërt, por nuk gjetën asgjë. Agimi i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, tha se nuk e dinte pse e ndaluan.