Trupat ukrainase kanë zbuluar qelitë e fshehura të burgjeve ruse nën tokë. Një zbulim i tillë u gjet në fshatin Shevchenkove, në zonat e sapoçliruara të rajonit të Kharkiv.
Qelitë përshkruhen si “të ftohta dhe të errëta” dhe ushtria ukrainase vazhdon të zbulojë këto dhoma. Anëtarët e zyrës së prokurorit të Ukrainës po i hetojnë ata në kërkim të përgjigjeve.
Të zhdukurit ka qenë një temë e zakonshme në Kharkiv dhe nuk është i qartë as numri dhe as fati i atyre që u burgosën në këto qeli të nëndheshme, por kishte disa vendas që askush nuk i pa më.

