Vera është ideale për të lidhur kurorë dhe seti i fotove është një nga detajet më pikante për çiftin e që mbeten gjatë në kujtesë.
Gazetarja Anila Hoxha, e cila ndodhej me pushime në Nartë të Vlorës rastisi në një set fotosh të një çifti fierak buzë detit, në perëndimin e diellit. Ajo zbulon një detaj për disa turistë francezë të cilët ishin gjendur aty me rulotin e tyre.
Ata kanë ndihmuar çiftin të ndërrojë veshjet duke u lënë në dispozicion rulotin e tyre.