Më 8 Mars 2020, Shqipëria konfirmoi dy rastet e para me Covid- 19.
Ndërsa në mesditën e 11 marsit u shënua edhe viktima e parë nga armiku i padukshëm.
Qeveria ndërhyri duke marrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ndonëse beteja parashikohej që ne fillim që do të ishtë tejet e vështirë.
Më 12 mars, kryeministri Edi Rama i shpalli “luftë” COVID-19, duke njoftuar një mori masash të reja; u njoftua një shtetrrethim 72-orësh, gjatë së cilit do të lejohej vetëm lëvizja për nevoja themelore, si ushqimi dhe ilaçet, një pushim kredie tre mujore, dhe mbyllja e detyruar e qendrave tregtare, fasnonerive, grumbullimeve masive, u ndalua transporti publik si dhe e mbyllën të gjitha bizneset që përbënin potencialisht rrezik për përhaojen e Covid 19.
Por ndërkohë që karantina tronditi ekonomitë më të fuqishme të botës, si Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara, Spanja, etj nuk mund të mos e trondiste edhe ekonominë e brishtë shqiptare.
Që prej nisjes së izolimit të vendit më 12 mars 2020, veç Covid 19, një betejë tjetër e qeverisë ishte përballimi i pasojave financiare për familjet në nevojë, bizneset e vogla e të mëdha të cilët pezulkuan çdo aktivitet.
U ofruan dy paketa financiare për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.
Deri më tani kanë përfituar nga këto paketa mbi 250 mijë qytetarë.
Qeveria po përgatit gjithashtu një draft për të mbështetur ripunësimin pas pandemisë Covid-19. Përvec ripunësimit, skema do të përfshijë edhe formalizimin e punonjësve në të zezë, të cilët nuk kanë përfituar nga asnjëra prej dy paketave ndihmëse.
Skema do të përfshijë subvencionim të pagës apo sigurimeve shoqërore për punonjësit.
Por situata paraqitet e zymtë.
Tirananews.al ka vëzhguar aktivitetin në disa prej bizneseve më të frekuentuara dhe me emër ‘trend’ në kryeytet të cilat janë bosh.
Një nga qendrat më të mëdha tregtare në vend, ku kanë lokalizuar biznesin shumë marka të njohura, shihet ‘e braktisur.’
Mesa duket Covid do ta mbajë edhe për ca kohë mbërthyer, ‘frymën” e biznesit.