Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Foto/ Dalin fotot e kamarierit dhe klientit të lokalit që u vranë në masakrën e Memaliajt

10:58 / July 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gledio Muka dhe Marsel A ela transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personat që shihni në foton e mësipërme janë 36-vjeçari Gledio Muka dhe 47-vjeçari Marsel Çela, të cilët mbetën viktima aksidentale në masakrën e regjistruar mesnatën e djeshme në Memaliaj.

Bashkë me ta humbi jetën edhe 74-vjeçari Shyqyri (Shyqo) Kalemi, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit, ndërsa nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur edhe vëllai i tij, Artur Kalemi 57 vjeç, i cili ishte ulur në të njëjtën tavolinë me viktimën.

Lexo edhe :

Related Posts

  • makina 750x420 1
    Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, dalin pamjet nga makina e djegur e autorëve
  • 640 0 1721551061xfrgdrfgpng 660
    Vrasja e trefishtë në Memaliaj/ Gjenden armët në automjetin e djegur, dyshohet se atentati është porositur nga Dubai, autorët, vrasës me pagesë

Gledio Muka, i cili punonte si kamarier në lokal ka qenë pranë tavolinës së vëllezërve Kalemi në pjesën e jashtme të lokalit, teksa nuk iu ka shpëtuar plumbave nga breshëria e kallashnikovit. Ndërsa, Marsel Çela ishte klient në lokal dhe ndodhej në pjesën e brendshme të lokalit, por u kap nga plumbat dhe për pasojë edhe ai humbi jetën.

Artur Kalemi, i cili mbeti i plagosur u dërgua me urgjencë në spital dhe mësohet se ndodhet në reanimacion në spitalin e Gjirokastrës dhe ka marrë dy plumba, një në kofshë dhe një në kraharor.

Autorët dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona dhe kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit pranë bashkisë.

Njëri prej tyre ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt tavolinës ku ishin ulur Shyqyri dhe Artur Kalemi. Pas atentatit mafioz autorët janë larguar drejt Mallakastrës ku kanë djegur automjetin e përdorur në krim në fshatin Bejaj.

Shyqyri Kalemi është babai i Andrea alias Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemit të cilit iu kanë shpëtuar tre atentateve të mëparshme. Ndërsa Artur Kalemi është xhaxhai i tyre. Një prej pistave ku po heton Policia është hakmarrja ndaj Andrea (Adriatik) Kalemit.

memaliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.