Kjo është një fotografi nga sasia rekord e kokainës, që u sekuestrua sot në Kosovë, e publikuar nga Balkanweb.
Siç shihet në foto, kokaina ishte e ndarë në kuti të vogla, ku secila ka një numër nga 1 deri në 17.
Super-aksioni është kryer në bashkëpunim mes policisë italiane, shqiptare e kosovare, me sinjalizim të DEA-s Amerikane, ku është sekuestruar sasia prej rreth 2 tonë kokaine.
Kamioni ishte mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë kohës, ndërsa ka kaluar nga Porti i Durrësit, për të vijuar më pas drejt Kosovës, që kishte dhe destinacion.
