Vetëm pas pak orësh, Shqipëria do të përballet me Francën në stadiumin e ri “Air Albania”.
Figura të njohura nga bota e sportit, politikës, medias, artit e biznesit pritet të jenë të pranishëm në këtë inaugurim të stadiumit.
Por nuk kanë se si të mungojnë në këtë event legjendat e futbollit shqiptar.
Dikur mbanin mbi shpinën e tyre një fanellë shumë të rëndësishme për ta, siç ishte ajo e Kombëtares me të cilën bënë historinë. Ndërsa tashmë pasi i kanë dhënë fund futbollit të luajtur, legjendat e Shqipërisë gjejnë përsëri kohë për njëri-tjetrin.
Ervin Fakaj, Foto Strakosha, Altin Haxhi, Geri Çipi, Erion Bogdani, Ervin Skela, Klodian Duro, Alban Bushi, Igli Tare dhe Florian Myrtaj, kanë gjetur kohë të takohen me njëri-tjetrin, teksa në një foto të postuar nga Klodian Duro, në “Instagram”, shihen disa nga legjendat kuqezi duke konsumuar kafe së bashku.

