4 raste vjedhjesh dhe 2 të tjera të mbetura në tentativë kanë zbuluar skemën e një grupi prej tre rumunësh të cilët vidhnin para nga bankomatët në Tiranë. Policia ka arritur t’i identifikojë dhe të tre janë shpallur në kërkim.
Nga 9 dhjetori i vitit 2023 deri në 6 janar, tre rumunët kanë arritur të kryejnë vjedhje në katër raste, ndërsa në 2 raste të tjerë pavarësisht tentativës nuk kanë arritur që të vjedhin para.
Lexo edhe :
Related Posts
Shtetasit e huaj nga Rumania arrinin që të klononin karta bankomati dhe kanë arritur që të marrin rreth 5 mln lekë. Jo vetëm bankat e nivelit të dytë, por viktimë në këtë skemë kanë rënë edhe disa qytetarë të vendit, ku autorët kanë arritur që të klonojnë kartat e tyre dhe më pas kanë bërë tërheqjen e shumave të parave.



