Të hënën e kaluar, ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runej dhe legjenda e Liverpul, Xhejmi Karagher ishin të ftuar në emisionin “Monday Night Football”, ku ndër komentet që bënë, përmendën dhe yllin portugez, Kristiano Ronaldo duke folur për rolin e tij që ka te “Djajtë e Kuq”.
Anglezi Uejn Runej e cilësoi transferimin e Ronaldos në “Old Trafford” si një gabim nga klubi dhe theksoi se do të bënte një gabim akoma dhe më të madh nëse do ta mbante dhe për sezonin e ardhshëm portugezin.
Në një postimi të bërë nga Runej pas emisionit, Ronaldo i komenton anglezit, duke shkruar: “Dy xhelozë…”, i cili i përgjigjet në këtë mënyrë kritikave të ish-sulmuesit dhe Karagherit./ Panorama Sport

