Kryeministri Edi Rama u kthye me urgjencë nga Bullgaria teksa në Kuvend pritet të votohet raporti i shkarkimit të kreut të shtetit Ilir Meta.
Rama njihet për stilin e tij të veshjes, si kostumi elegant me atlete apo dhe çitjanet herë pas here. Gjithashtu kreu i qeverisë zgjedh të luajë dhe me kravatat ku ka bërë përshtypje ajo me të cilën ka shkuar në Kuvend. Kravaja ka personazhin e famshëm të “The Simpsons”, të cilit në kravatën e Ramës i bien të mbathurat.
Nuk dihet nëse kryeministri Rama ka dashur të japë një mesazh për kreun e shtetit përmes kësaj simbolike se tashmë sipas maxhorancës, i erdhi fundi.

