Kryeministri britanik Boris Johnson po kalon pushimet verore në Skoci. Në fakt, Johnson ka vendosur që këto pushime t’i kalojë me tepër modesti dhe pa shpenzime.
Sipas DailyMail, kryeministri britanik i cili ka qenë tepër i angazhuar gjatë pandemisë këtë vit, ku u infektua edhe vetë me COVID-19 po kalon pushime në një shtëpi verore me tre dhoma dhe një banjë.
Ai është aty së bashku me të fejuarën Carrie Symonds. Në fakt ky është një ndryshim i madh për Johnson, cili vetëm për vit të ri kaloi pushimet në Karaibe, kurse sot në një zonë brenda Mbretërisë së Bashkuar tepër modeste.
Por ndërkohë këto janë fotot e para të zbuluara nga mediat të pushimeve të Johnson, pasi ai nuk ka lajmëruar ku do pushonte dhe as ka dashur të zbulohet.



