Kurora me lule mbi arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II, përfshin rozmarinë për kujtim; myrtle, simboli i lashtë i një martese të lumtur dhe i prerë nga një bimë që u rrit nga një degë mirte në buqetën e dasmës së Mbretëreshës në 1947; dhe lisi anglez, që simbolizon forcën e dashurisë.
Po ashtu përfshin pelargoniumet aromatike; trëndafila kopshti; hydrangea vjeshtore; sedum; dahlias, të gjitha në nuancat e arit, rozë dhe ngjyrë burgundy të thellë, me prekje të bardhë, për të pasqyruar standardin mbretëror, mbi të cilin qëndron.
Me kërkesë të Mbretit Charles III, kurora bëhet në mënyrë të qëndrueshme, në një fole myshku anglez dhe degë lisi dhe pa përdorur shkumë lulesh.