Ilirian Hasanaj, 19 vjeç është autori i atentatit ndaj kreut të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj. Mësohet se ai është i afërm i tij.
Gjithashtu bëhet e ditur se është djali i Arben Hasanajt, ish policit të Kufirit por që prej tre vitesh jeton jashtë vendit. Ndërkohë nuk dihet ende shkaku i këtij atentati ku mbeti i plagosur dhe babai i Mentor Hasanaj.

