Dy vite më parë askush nuk do e kishte menduar që Myslym Murrizi do të merrte drejtimin e seancës plenare. Por me vendimin e PD për të dalë jashtë parlamentit, Myslym Murrizi u emërua si nënkryetar Kuvendi në vend të Edmond Spahos si përfaqësues i opozitës së re.
Këto foto të tirananews.al tregojnë se Murrizi për herë të parë sot është ulur në vend të Gramoz Ruçit duke marrë drejtimin e seancës plenare.


