Kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka ndarë në Facebook foto nga nisja e punës për ngritjen e Qendrës Rinore në Mat që është në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, për të cilën shkruan se do të jetë multifunksionale, rekreative dhe një inovacion për të rinjtë e zonës.
”Bashkia Mat dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR, ka nisur ngritjen e Qendrës Rinore në Mat. Ngritja e kësaj qendre ishte pjesë e kërkesave të vazhdueshme nga Këshilli Rinor Vendor Mat.
Këto ambjente do të shërbejnë edhe si Qendër Rinore multifunksionale, rekreative dhe inovacioni.
Rinovart do të jetë hapësira ideale për të rinjtë e Matit për tu socializuar dhe angazhuar në sa më shumë veprimtari të dobishme për të ardhmen e tyre”,-shkruan Malaj.










