Në qytetin e Burrelit po punohet për disiplinimin e plotë të ujërave të zeza. Është vendosur që ujërat e ndotur të qytetit dhe ato të periferisë, të bashkohen në një vend ku do të përpunohen dhe në lumin e Matit nuk do të derdhen më ujëra të ndotura.
Muaj më parë Bashkia Mat, kryetari saj Agron Malaj ka zhvilluar dëgjesa me qytetarët pranë impiantit. Është menduar që uji i pastër tē përdoret edhe për vaditje nga banorët e fshatit Burrel.
Në postimin e tij kryebashkiaku Malaj nënvezoi se: Nis puna për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, të ujrave të ndotur në periferi të qytetit të Burrelit.
Pas përfundimit të rrjetit, menjëherë do nisim punën dhe për ndërtimin e Impiantit të pastrimit të ujrave të ndotura për të gjithë qytetin e Burrelit.