Bota ka një monarke të re më jetëgjatë që jeton. Pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II e cila qëndroi në fron për 70 vite, monarkja më jetëgjatë në jetë tani është kushërira e saj e tretë. 82-vjeçare, mbretëresha Margrethe II e Danimarkës. Ajo është në fron prej 50 vitesh.
Margrethe II është shprehur se Elizabeta ishte një burim frymëzimi për të që e admironte shumë. “Ajo ishte 26 vjeç kur u bë mbretëreshë dhe vazhdova të mendoja se do të doja të mos isha aq e re kur babai im vdiq”, tha ajo në një intervistë.
Jubileu platini i Mbretëreshës Elizabeth II përkoi këtë vit me atë të artë të saj. Për shkak të vdekjes së Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, ajo vendosi të ndërpresë festimet në shenjë respekti dhe zie.
Në ceremoninë shtetërore të funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II