Jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, si monarkja më jetëgjatë në fron është në qendër të mediave botërore. Së fundmi po diskutohet edhe shija që mbretëresha kishte për makinat e shtrenjta. Në vitin 2002, asaj iu dhurua një limuzinë “Bentley State” prej 10 milionë paundësh për të shënuar Jubileun e saj të Artë dhe në atë kohë, ajo ishte makina e dytë më e shtrenjtë në botë.
Një Land Rover Ceremonial i vitit 1958, i cili është pjesë e Koleksionit Historik Kombëtar në Muzeun Kombëtar të Australisë, është një nga gjashtë makinat identike të ndërtuara në Sydney, posaçërisht për shërbimet mbretërore.
E konstruktuar si një komplet TKD (Total Knock Down) nga Pressed Metal Corporation me bazë në Sydney, Land Rover-i australian është i ngjashëm me makinat e përdorura nga Mbretëresha Elizabeth II në turneun e saj në Commonwealth në vitin 1954.




