Prej disa ditësh, presidenti Ilir Meta ndodhet në Kosovë me pushime.
Ai herë pas here ka publikuar edhe foto të ndryshme, ku shfaqet në praninë e miqve dhe familjarëve të tij.
Së fundmi, Meta ka postuar në rrjetet sociale një foto nga Bjeshkët e Sharrit, duke mbledhur boronica.
Presidenti shihet i veshur sportiv dehe me një buzëqeshje në fytyrë.
‘Në Bjeshkët e Sharrit, atje ku boronicat të shoqërojnë kudo’, shkruan Meta.