Raportimet e ngjarjeve të momentin shpesh të humbin vëmendjen nga detajet. Presidenca këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të takimeve të shumta të kreut të shtetit me figura politike lidhur me krizën në vend. Por të fokusuar tek ngjarja e ditës, harrojmë ndonjë detaj që na shpëton.
Si kjo foto ku presidenti Meta para prononcimit për mediat nderon ushtarin e gardës. Mësohet se kreu i shtetit i ka thënë: “Ti do jesh ushtari i dytë në mbrojtje të Republikës se ushtari i parë do jem unë”.
