Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

(Foto) Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj shpallet “Qytetar Nderi i Matit”

20:00 / March 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Bashkisë Mat, ka vlerësuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, Ministrin në detyrë të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj. Propozimi për dhënien e këtij titulli është bërë nga një grup intelektualësh i trevës së Matit dhe Drejtoria e Mbrojtjes Civile pranë kësaj bashkie. Mehaj ka një kontribut të çmuar edhe në luftën e Kosovës, duke mbështetur UÇK-n një pjesë e së cilës stërvitej në “Mollza” të Burrelit.

335402703 2140748822938484 5489806751225184760 n

Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj vlerësoi kontributin e rëndësishëm të ministrit Mehaj në luftë për Çlirimin e Kosovës si dhe në misionet paqeruatjëse në vende të ndryshme të botës. Ai tha se Këshillit i Bashkisë Mat ka marrë një vendim më se të merituar teksa ka vlerësuar ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj.

Folën në këtë ceremoni Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, intelektualë, ushtarakë, qytetarë, etj.

Në fjalën e tij Ministri në detyrë i Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se: “dua t’iu përgëzoj për punën që keni bërë dhe po bëni në shërbim të qytetarëve këtu, në përmirësimin e jetës dhe kushteve të tyre”.

335388462 233669892449148 7771533589176103011 n

Fjala e plotë e ministrit Mehaj:

I nderuar kryetar i Bashkisë, z. Agron Malaj, 

I nderuar kabinet i kryetarit; 

Këshilltarë të bashkisë; 

Të nderuar të pranishëm,

Është nder i veçantë për mua të ndodhem sot këtu me ju, është gjithashtu emocion dhe privilegj. Falënderoj Kryetarin e Bashkisë, z. Agron Malaj për ftesën dhe për këtë nderim që më keni bërë. 

Unë për shkak të karrierës time ushtarake kam udhëtuar shumë nëpër botë, por e vetmja rrugë që nisem me gëzim është rruga drejt Shqipërisë, këtë ndjenjë besoj se nuk e kam vetëm unë, por secili shqiptar i Kosovës dhe, këtë gjë nuk do të mund ta ndryshoj askush, asnjëherë.

Ne para dy ditësh kemi përmbyllur manifestimin për Epopenë e UÇK-së, pra 5,6 dhe 7 marsin. Për tre ditë rresht familja Jashari luftoi heroikisht me forcat e ushtrisë çetnike serbe. 

Një familje e tërë u sakrifikua për të mbrojtur nderin tonë dhe për të treguar që Kosova e jona ka qenë dhe e jona do të mbetet. Siç thoshte baca Hamëz :“Kjo tokë nuk e duron këmbën e shkjaut, këtu kemi lind dhe këtu do ta bëjmë vdekjen”. 

Në krye të luftës tonë çlirimtare ishte komandanti Legjendar Adem Jashari, ai u stërvit pikërisht këtu në Burrel dhe derisa po vija rrugës e ndjeja se po i afrohesha komandantit tonë, po i afrohesha burimit të përgatitjes e organizimit të UÇK-së, qarkut të Bashkisë Mat, po i afrohesha Burrelit. 

Këtë ndjenjë nuk mund ta përshkruaj, nuk mund t’i fsheh dhe as nuk dua t’i fsheh emocionet që kam.

Rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetësisë ka kaluar pikërisht përmes jush, përmes këtij vendi ku jemi sot. 

Sot 25 vite pas, jemi sërish këtu në këtë vend me të cilin e kaluara dhe e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë. 

Në emrin tim dhe në emër të shqiptarëve të Kosovës, ju falënderoj përzemërsisht. 

Atë që keni bërë për ne, nuk e harrojmë asnjëherë

Për fund, dua t’iu përgëzoj për punën që keni bërë dhe po bëni në shërbim të qytetarëve këtu, në përmirësimin e jetës dhe kushteve të tyre. 

Uroj që t’iu shërbejmë më përkushtim dhe përulësi gjithmonë sepse këta njerëz meritojnë shumë.

Vizitojeni sa më shumë dhe sa më shpesh Kosovën, ne ju presim me krahë të hapur gjithmonë.

Faleminderit të gjithëve, është vërtetë nder për mua.

Faleminderit!

335158697 3429514593984093 6757348827405427931 n

armend mehaj matit Qytetar Nderi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.