Familja e kreut të “Rithemelimit” në Vaun e Dejës, Benard Ndreca është e tronditur nga shpërthimi që i zgjoi nga gjumi në orët e para të mëngjesit. Një sasi tritoli ishte vënë në pjesën e përparme të mjetit “Audi”. Ndreca nuk ka marrë lëndime ndërsa automjeti është shkrumbuar pjesërisht në pjesën e përparme.
Shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në automjet. Ai ka dalë nga shtëpia dhe është futur në automjet rreth orës 6 e 30 minuta.
Fillimisht ka ndezur makinën dhe ka dalë nga mjeti. Ka hyrë në shtëpi dhe sapo është rikthyer në mjet për t’u nisur ka ndodhur shpërthimi. Ndreca nuk ka pësuar asnjë dëm pasi ka arritur të dalë nga mjeti.


