Moderatorja Atalanta Kërçyku ka zgjedhur të pushojë në Mykonos këtë sezon veror. Në këto pushime, mësohet se prezantuesja shoqërohet nga i dashuri i saj, një biznesmen nga Tirana dhe një emër i njohur në qarqet sociale të kryeqytetit.

Ndonëse në rrjetet sociale ka preferuar të mos ndajë foto me partnerin e saj, “panorama” mëson se çifti i ri është së bashku në ishullin luksoz të Greqisë.

Mesa duket do të na duhet të presim edhe disa kohë për të parë një foto të çiftit, që duket se ka zgjedhur të jetojë historinë e dashurisë larg syrit të publikut.
