Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Foto/ Në pranga banda e trafikantëve shqiptarë, mes tyre një përson me aftësi të kufizuara dhe një grua rumune

16:53 / February 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Banda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Tetë anëtarë të një bande shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike, ku përpos trafikut të drogës, anëtarët ishin edhe autorë të disa grabitjeve të armatosura janë vënë pranga nga policia greke.

Mediat greke raportojnë se në pranga janë vënë Ardian Frroku, Elvis Gjergji, Kol Gjergji, Armando Filopati, Tonin Kola, Gentian Hinga dhe një grua rumune e quajtur Daniela Jordache.

Gjithashtu si pjesë e bandës është renditur edhe shqiptari Genc Pepa i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Aleksandro Stamatiadhi, të ekzekutuar në prill të vitit 2018 gjatë një grabitjeje me armë në banesën e tij.

Mësohet se Hinga është me aftësi të kufizuara, pasi nuk ka një këmbë dhe një dorë, ndërkohë që dyshohet se luante rolin e shoferit për të larguar nga Greqia anëtarët e tjerë të bandës.

Policia greke i ka vënë në pranga shqiptarit në sajë të operacionit ‘Derri i egër’ për shkak se Genc Pepa kishte dobësi ndaj derrave.

Ka qenë pikërisht fotoja e një derri të egër dhe armës që vrau biznesmenin grek, e publikuar nga Pepa në Facebook, ajo që dërgoi në arrestimin e shqiptarit.

Pepa u arrestua në Belgjikë dhe u ekstradua drejt Greqisë, ndërkohë kalimin në shtetin e kishte bërë me anë të një karte identiteti të falsifikuar.

Policia greke thotë se ai ka kuptuar që autoritetet greke e kishin identifikuar dhe e kishin vënë në vëzhgim, ndaj arriti të largohej në Belgjikë, me destinacion final Britaninë e Madhe.

Autoritetet bëjnë të ditur se Pepa ka qenë në banesën e viktimës në kohën që ai është qëlluar, madje sipas bashkëshotes së viktimës ka qenë ai, që qëlloi 3 herë me çifte mbi viktimën.

Po ashtu Pepa është dënuar më parë për trafik klandestinësh dhe ishte prej kohësh nën mbikëqyrjen e autoriteteve greke për aktivitete të paligjshme. Ai pritet të ekstradohet gjatë muajit të ardhshëm në Greqi, ku do të përballet me akuza tepër të rënda.

banda pranga trafikanteve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.