Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ndodhet në Tiranë, teksa ka ndarë edhe një foto nga sheshi Skënderbej.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se shumë i gëzuar që ka nisur ditën në Tiranë, ku do të mbahet Këshilli i Stabilizim-Asociimit me kryeministrin Edi Rama.
“Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me KryeministrinEdi Rama, historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme”,-shkruan Borrell.