Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Njihuni me njeriun që hodhi i pari në erë, bustin e Enver Hoxhës

18:41 / August 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enver
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditët e para të gushtit janë gjithmonë nostalgjike, pasi janë ditët kur shqiptarët në vitin 1990 i hypën anijeve dhe emigruan në Itali.

Edhe tani pas 29 vitesh, sërish kujtohen ditët e para të përballjes me demokracinë dhe eksodin e shqiptarëve drejt Europës, pas 50 vitesh izolim.

Por sot njeriu i memeve Genc Sejko, ka vendosur të na njohë me një personazh të veçantë.

Njeriun i cili guxoi për herë të parë dhe hodhi në erë një bust të Enver Hoxhës.

Diktatura ishte ende në këmbë, edhe pse në grahmat e fundit.

Ai është shkodrani Sokol Drrasati, i cili ishte vetëm 19 vjeç kur ndërmorri veprimin e padëgjuar më parë.

Ja çfarë shkruan sot Genc Sejko në Facebook:

Ju prezantoj me Sokol Drrasatin.

Ju edhe mund ta njihni por nuk e dini se kush është ai. Kjo sepse Sokoli ka thjeshtësinë e njeriut që nuk flet për veten.

Me 13 Dhjetor 1990 i riu nga Shkodra hodhi në erë bustin e diktatorit Hoxha. I pari bust i diktatorit që u rrëzua në Shqipëri.

Në moshën 19 vjeçare Sokol Drrasati ‘vrau frikën’.

Në hetuesi Sokoli u torturua disa ditë rresht dhe më pas u dënua me vdekje nga rregjimi komunist. Dënim i cili iu kthye në burg të përjetshëm.

Sot Sokoli punon dhe jeton në Itali sepse ky është raporti që kemi ne me heronjtë tanë.

Unë kam privilegjin ta njoh nga afër. Sot keni mundësinë ta njihni edhe ju.

Faleminderit Sokol për atë që ke bërë për ne! Na fal për atë që nuk e bëmë dot ne për ty!

  • sejko

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Avokatët e Erion Veliajt 5 orë në burgun e Durrësit, përgatitet padia në Strasburg: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë

14:46 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.