Kjo seancë plenare e kësaj të enjte në Kuvend nisi me tension. Kreut të PD-së, Sali Berishës nuk iu dha fjala nga zv/kryetarja e Parlamentit, por ai u ngrit dhe shkoi drejt podiumit, ku edhe deputetët e PD-së u ngritën në këmbë për të kundërshtuar këtë bllokim të Berishës.
Kreu i PD-së, kërkoi një minutë heshtje për vdekjen e 32-vjeçarit që humbi jetën teksa po transportohej nga rajoni i policisë në spital.
Berisha niset drejt foltores, kërkon një minutë heshtje për vdekjen e 32-vjeçarit.
Ermonela Felaj: Zoti Berisha nuk jua dhashë fjalën, uluni në vend.
Berisha largohet nga foltorja.

