Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

FOTO/ Panairi i gastronomisë në Berlin, ministrja Denaj: Promovim i traditave më të mira shqiptare

18:30 / October 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
461871090 1067040531665752 3830814485349034723 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Berlin u çel panairi më i madh shqiptar i gastronomisë Global Albanian Gastronomy Festival ku po prezantohen produktet bujqësore shqiptare. Në hapjen e këtij panairi, mori pjesë edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi. Morën merrnin pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Bujqësise, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, zv.kryeministri i Parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Në panair marrin pjesë 22 subjekte shqiptare që prezantojnë produktet ‘Made in Albania’ për promovimin e traditave më të mira, duke njohur tregjet ndërkombëtare me cilësinë unike të produkteve të prodhuara me përkushtim e dashuri. Ministrja Denaj u shpreh se, ky panair po shfrytëzohet si një mundësi shumë e mirë për nxitjen e bashkëpunimit mes subjekteve dhe njerëzve të punës. Denaj mori pjesë edhe në në panelin e diskutimit me homologun e Kosovës, Faton Peci, kryetarin e Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti dhe Altini Prengën nga ‘Mrizi i Zanave Agroturizëm’, mbi zhvillimin e qëndrueshëm të agroturizmave.

Denaj theksoi rëndësinë që qeveria shqiptare i ka dhënë mbështetjes së këtij sektori. “Me lehtësitë fiskale, si 6% TVSH dhe 5% tatim mbi fitimin, po inkurajojmë rritjen e numrit të agroturizmave të certifikuar dhe përmirësimin e ofertës së subjekteve”, u shpreh Denaj. “Agroturizmi, jo vetëm që ruan kapitalin njerëzor vendas, por gjithashtu gjeneron vende pune dhe mbështet ekonomikisht familjet fermere, me mesatarisht 22 familje që përfitojnë nga çdo njësi turistike”, nënvizoi Denaj. Ministrja u shpreh se është koha të investojmë në zhvillimin e qëndrueshëm për të ardhmen.

Berlin gastromani shqip
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.